Gossip Showbiz

Shokon Graniti me deklaratat e tij! Një gjë që thotë sot, nuk e thotë nesër!

Një ndër personazhet më të përfolur të medias është ish-futbollisti, Granit Cana. Ai u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” këtë të premte, por duke lënë pas shumë situata e momente të këndsme në shtëpi. sigurisht që një prej tyre ka të bëjë me Fifin, e cila mbeti shumë e lënduar nga ikja e banorit pasi që prej ditës së parë ata patën një afrimitet të madh mes tyre, por më pas, me ndodhinë e disa ngjarjeve jo të bukura, ata vendosën që të qëndrojnë si shok.

Edhe pse në marrëdhënie shoqërie, Fifi ka vijuar të shprehë një ndjenjë xhelozie ndaj tij dhe flirtimeve të tij me Semi Jaupaj, që në atë kohë ishte ‘armike’ me artisten.

Diçka e tillë është mohuar nga Graniti, duke pohuar se Semin ai e sheh thjesht si një shoqe, këtë deklaratë e ka thënë disa herë, por edhe pasi e ka votuar si një femër joshëse.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Fan Club” dhe bëri deklaratën e papritur ku ka treguar se nëse nuk do të ishte i lidhur jashtë, ai do të kishte flirtuar me Semin pasi i pëlqen fiziku dhe zgjuarsia e saj.

Një tjetër deklaratë mjaft e çuditshme dhe konfuze ishte mohimi i Granitit se mund t’i ketë dhënë shpresa Fifit për të patur diçka më shumë. Teksa Iva Tiço i ka kujtuar momentin kur ai i shprehu artistes se dëshironte ta puthte. Gjë të cilën mesa duket Graniti nuk e mbante mend mirë.