Rajoni

Shpërthim në një restorant në Beograd!

Mëngjesin e sotëm një shpërthim me bombol gazi  ka tronditur Beogradin. Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur të paktën 6 persona mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

Këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd. Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë. Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.

Sipas raportimeve forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe  hekurat përreth. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në terren