Music

Shteti i parë amerikan që mbron muzikantët nga inteligjenca artificiale!

Bill Lee, guvernatori i shtetit amerikan të Tenesit, nënshkroi legjislacionin që synon mbrojtjen e kantautorëve, interpretuesve dhe profesionistëve të tjerë të industrisë muzikore nga rreziqet e mundshme të Inteligjencës Artificiale. Kjo lëvizje e bën shtetin e Tenesit, i njohur si vendlindja e muzikës ‘country’ dhe një pikënisje për legjendat e muzikës, të parin në SHBA që miraton masa të tilla.

Mbështetësit thonë se qëllimi është të sigurohet që mjetet e AI nuk mund të riprodhojnë zërin e një artisti pa pëlqimin e tyre. Projektligji hyn në fuqi më 1 korrik. “Ne punësojmë më shumë njerëz në Tenesi në industrinë e muzikës se çdo shtet tjetër,”-u tha Lee gazetarëve menjëherë pas nënshkrimit të projektligjit. “Artistët kanë pronë intelektuale. Ata kanë dhurata. Ata kanë një veçanti që është e tyre dhe vetëm e tyre, sigurisht jo Inteligjencë Artificiale”,-theksoi ai.

Shteti i SHBA-së është një nga tre në të cilët emri, fotografitë dhe forma konsiderohen si një e drejtë pronësie dhe jo një e drejtë publiciteti. Shumë muzikantë nga Tenesi thonë se nuk mund të përballojnë të presin për një zgjidhje perfekte, duke theksuar se kërcënimet e AI tashmë po shfaqen në telefonat e tyre celularë dhe në studiot e tyre të regjistrimit.

Ndërkaq, rikujtojmë se një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale, mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre. Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta. Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë. “Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”,-thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”.