Aktualitet

Shtyhet seanca për koncesionin e sterilizimit! Shkak mungesa e avokatit të Arben Gjatës

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për çështjen e sterilizimit. Shkak është bërë mungesa e Plarent Ndrecës, avokati i Arben Gjatës.

Seanca do të mbahet nesër në orën 09:00.

Të dyshuarit e dosjes së sterilizimit kanë kërkuar ndryshim mase sigurie. Ndryshimin e masës së sigurisë e kërkojnë ish-zv ministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, që të dy janë nën arrest me burg.

Gjithashtu kërkojnë ndryshim mase edhe Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu qe janë nën arrest shtëpie.

Masën e detyrimit me paraqitje e kundërshtojnë Arben Gjata rektor dhe Genc Burazeri që kërkojnë heqje të kësaj mase.