Showbiz

Shuhet aktori i njohur britanik, Geoffrey Palmer

Shuhet në moshën 93-vjeçare, aktori britanik Geoffrey Palmer, i njohur për rolet e tij në seritë televizive “Butterflies”, “As Time Goes By” dhe “The Fall and Rise of Reginald Perrin”. Sipas burimeve nga menaxheri i tij, Palmer ka vdekur në shtëpinë e tij. Në “As Time Goes By”, ai aktroi përkrah aktores Dame Judi Dench, në një bashkëpunim që filloi përderisa ai ishte përfshirë edhe në filmin e Bondit “Tomorrow Never Dies”. Ai ka qenë pjesë e filmit “Mrs Brown”, sërish bashkë me aktoren Dench, si dhe në “The Madness of King George”.

Paraqitjet e tija të para televizive ishin në filmat “The Army Game”, “The Saint” dhe “The Avengers” dhe më pas ai e vazhdoi karrierën vazhduar në “Doctor Who” dhe në episodin “The Kipper and the Corpse” të serisë “Fawlty Towers”.

Palmer është shfaqur në katër seri të Carla Lanes, në të cilat portretizoi rolin e bashkëshortit të padurueshëm të aktores, Wendy Craig. Seriali i BBC-së, i cili flet rreth dy ish-të dashuruarve që takohen papritur dhe më pas martohen, u shfaq nga viti 1992 deri më 2005. Më 2018, Dame Judi e kishte përshkruar kolegun e saj si “burri më çapkën me të cilin ka pasur kënaqësinë të punonin”, përderisa po i’a jepte atij çmimin “ldie Awards”.

Në vitet e tij të fundit, Palmeri ka qenë pjesë e filmave “Paddington”, “Parade’s End” dhe “W.E”, ky i fundit me regji të këngëtares Madonna. Ai ishte dekoruar në vitin 2004 me “Urdhrin e Mbretërisë Britanike” për kontributin e tij kinematografik.