Showbiz

Shuhet legjenda e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin

Vetëm pak minuta më parë fatkeqësisht u lajmërua se këngëtarja legjendare e muzikës ‘soul’ Aretha Franklin u nda nga jeta.

Artistja ndërroi jetë ditën e sotme në orën 9:50 të mëngjesit pasi humbi betejën me kancerit e pankreasit.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës, të cilët i kanë qëndruar pranë në ditët e saj të fundit.

Mbrëmjen e kaluar, nipi i Arethas dha një intervistë për revistën prestigjose, “People” ku tha se 76-vjeçarja e ndjerë po i shijonte ditët e saj sikur të ishin të fundit.

Miqtë dhe kolegët e saj kanë nisur homazhet dhe i kanë ofruar familjes së saj mbështetje të plotë. Herën e fundit që Aretha Franklin është ngjitur në skenë daton nëntorin e kaluar ku performoi hitet e saj në një koncert bamirësie në Los Angeles.