Tech

Shumë shpejt WhatsApp do të sjellë një opision të ri të cilin të gjithë do ta duan!

Aplikacioni më i njohur që përdoret për shkëmbimin e mesazheve në pronësi të Meta-s, WhatsApp, është një nga platformat sociale më të përdorura për shkak të komunikimit të menjëhershëm që ofron për përdoruesit e tij. Kompania vazhdon të prezantojë përditësime dhe përmirësime të reja në këtë aplikacion për ta bërë përvojën e përdoruesve më të mirë dhe më argëtuese teksa ndërveprojnë me të dashurit apo miqtë e tyre.

Është bërë e ditur se WhatsApp do të prezantojë një tjetër përditësim duke u ofruar miliona përdoruesve të saj të shpërndajnë mesazhet e tyre për një audiencë më të madhe, por sigurisht më specifike. Karakteristika e tij e fundit do t’i lejojë përdoruesit në Singapor dhe Kolumbi të krijojnë kanale transmetimi për të “ndarë përditësimet me ndjekësit e tyre” pra broadcast channels.

“Dje, përditësimi i WhatsApp për iOS 23.14.74 është i disponueshëm në App Store” bëri të ditur WABetaInfo, pasi funksioni aktualisht po shpërndahet për përdoruesit e iOS në dy vendet e lartpërmendura.

Ndërsa regjistri zyrtar i ndryshimeve nuk ofron informacion të detajuar në lidhje me veçoritë e reja në këtë përditësim, ne zbuluam se WhatsApp tani po prezanton aftësinë për të krijuar kanale në Singapor dhe Kolumbi.

Sipas WABetaInfo, përditësimi përfshin një veçori të përmirësuar të një koleksioni të gjerë avatarësh, siç tregohet në regjistrin ekzistues të ndryshimeve zyrtare. Për më tepër, përdoruesit e WhatsApp në Singapor dhe Kolumbi mund t’i kenë akses duke shkuar te skeda “Përditësimet” (Updates) dhe duke zgjedhur “Krijo kanal”(Create channel). Pasi të krijohet një kanal, një lidhje me ftesën e kanalit mund të ndahet me të tjerët.