Showbiz

Si e festojnë ditëlindjen e tyre të përbashkët Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones?!

Ata kanë festuar ditëlindjen e tyre të përbashkët dhe nuk kanë ngurruar t’i tregojnë botës se si kanë festuar.

Çifti i aktorëve përkatësisht 74 dhe 49-vjeç kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit duke pirë alkool dhe duke i ushqyer njëri-tjetrit ëmbëlsira.

Në një video të postuar nga Catherine në rrjetin social Instagram, dyshja shihen duke ngrënë tortën e tyre të ditëlindjes të dehur teksa kërcejnë pa pushim. Edhe pse kjo video u konsiderua nga fansat si e errët dhe disi e çuditshme, ajo është shprehur se kaloi mbrëmjen më të bukur të jetës së saj.