Celebrities Film & Tv Showbiz

Si e kanë zgjidhur problemin e diferencës së gjatësisë çifti Tom dhe Zendaya?!

Dyshja e bukur Tom Holland dhe Zendaya ishin të pranishëm në Graham Norton për të dhënë një intervistë ndërkohë që po promovonin edhe filmin e tyre më të ri “Spider-Man: No Way Home”. Nëse i keni parë në foto së bashku, mund të keni vënë re se ka pak diferencë në gjatësi.

Holland është disa centimetra më i shkurtër se e dashura e tij dhe Zendaya, e cila shpesh herë gjatë paraklimeve në tapetin e kuq me taka, ka bërë që diferenca e tyre e gjatësisë të duket më dramatike. Gjatë intervistës, Zendaya tregoi se diferenca që ata kanë në gjatësi ka qenë një problem për ta vetëm kur bëhet fjalë për disa çështje specifike, siç janë marifet e ndryshme gjatë xhirimeve.

Në një skenë në film ata supozohet të zbresin së bashku në një urë, MJ në krahët e Spider-Man para se ai ta vendosë atë poshtë në tokë. Por për shkak se Zendaya është më e gjatë, këmbët e saj e preknin tokë më parë se Tom.

Gjatë kohës që Zendaya po e tregonte historinë, Holland nuk po e mbante dot të qeshurën, kështu që ajo e inkurajoi atë të përfundonte historinë. Ai vazhdoi duke thënë se:

Duke qenë se Zendaya duhet të zbriste dhe unë isha superheroi, duhet të dukesha mirë.

Ata vazhduan ta tregonin historinë e tyre ndërkohë që po qeshnin dhe kjo gjë u pëlqye nga të gjithë sepse ata edhe e demostruan skenën më pas.

Tani ata e kanë bërë të dy lidhjen publike nuk ngurrojnë që shpesh herë në rrjetet e tyre sociale të postojnë edhe ndonjë foto ku shprehin në mënyrën më unike dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin dhe që mesa duket nuk do të shterojë kurrë. Nëse edhe ju jeni fansa të çiftit dhe doni të shikoni disa nga fotot e tyre më të bukura që ato kanë së bashku mjafton të klikoni këtu.