Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Si të riktheni të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve…

Pas lëkurës, mëlçia është organi i dytë më i madh në trupin tuaj, kryen deri në 500 detyra që janë vendimtare për ruajtjen e shëndetit. Ajo largon toksinat nga gjaku, menaxhon nivelet e kolesterolit, ndihmon trupin tonë të absorbojë yndyrat dhe rregullon nivelet e hormoneve. Pikërisht për shkak të rëndësisë së tij për shëndetin, është e rëndësishme që të hamë ushqim që stimulon punën e mëlçisë dhe e mban gjendjen e saj në një nivel të lakmueshëm.

Referuar disa studimeve të rëndësishme, ekziston një kurë natyrale që të mund të rikthejë të gjithë fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve. Përbërësit që ju nevojiten janë një filxhan me majdanoz të grirë, 5 kërcenj selinoje, 6 gota ujë, 3 limonë. Në fillim, lajini të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm. Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.

Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser. Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin. Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte. Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti. Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë. Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.

Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë. Gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur mëlçinë tuaj është të shmangni alkoolin. Gjëja e dytë më e mirë që rekomandojnë shumica e nutricionistëve është të pini ujë të mjaftueshëm për të parandaluar dehidratimin dhe për të ndihmuar mëlçinë tuaj të funksionojë më mirë.

Përveç ujit, edhe kafeja dhe çaji jeshil janë zgjidhje të shkëlqyera për mëlçinë tuaj, por duhet të konsumohen me moderim. Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Klinike dhe Eksperimentale tregon se pirja e rregullt e çajit jeshil lidhet me një rrezik të reduktuar të kancerit të mëlçisë, sëmundjes së mëlçisë yndyrore, hepatitit dhe cirrozës së mëlçisë. Kafeja, duke përfshirë kafenë pa kafeinë, gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike të mëlçisë.