Bota

Situata aktuale në botë, njihuni me parashikimin e frikshëm të Bill Gates!

Themeluesi i kompanisë ‘Microsoft’, Bill Gates, sërish ka paralajmëruar për dy katastrofa të tjera përveç pandemisë që mund të rrezikojnë botën. Ai ka theksuar se kërcënimet më të mëdha për njerëzimin janë ndryshimet klimatike dhe bioterorrizmi.

Nuk është ndjenjë e mirë kur për diçka si kjo mund të thuash ‘ju kam thënë…’ Ndoshta është dashur të jem më bindës? Ekzistojnë një sërë virusësh respiratorë që nga çasti në çast do të vijnë. Sëmundjet respiratore janë të tmerrshme sepse gjithmonë shëtiten përreth, udhëtojnë më aeroplanë apo autobusë derisa jeni infektuar për dallim nga disa sëmundje tjera siç është Ebola ku patjetër duhet të shtriheni në spital. Pse nuk është bërë akoma sa i përket çështjes së mbrojtjes? Ekzistojnë rreziqe sikurse janë tërmetet, luftërat, zjarret apo uraganet. Pandemitë nuk vijnë aq shpesh dhe mendohet se gjatë viteve të ardhshme nuk do të ketë ndonjë problem, dhe për këtë nuk duhet shpenzuar para. 

Gates që së bashku me gruan Melinda udhëheqin fondacionin ‘Gates’ që ndihmon në zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse në mbarë botën, ka komentuar edhe kërcënimet me të cilat sot përballemi, e për të cilat nuk jemi ende gati.

Janë ndryshimet klimatike. Çdo vit vdesin më shumë njerëz sesa kanë vdekur në këtë pandemi. Bioterrorizmi. Dikush që dëshiron të shkaktoj problem mund që në mënyrë artificiale të krijoj virusin, që do të thotë se ekzistojnë më shumë gjasa për këtë sesa nga epidemitë natyrore siç është kjo aktualja. Megjithatë mund të bëjmë më shumë për të qenë të gatshëm për të ardhmen, në mënyrë që vdekshmëria mos të jetë kaq e madhe siç është sot.

Më herët Gates kishte paralajmëruar për robotët inteligjentë që do të rrezikojnë njerëzimin.