Aktualitet

Situata hidrike jo e mirë, qeveria vendos pas një jave për fashën hidrike mbi 800 kwh!

Me vendim të fundit të Entit Rregullator të Energjisë duke filluar nga dita e nesërme (1 nëntor), deri në fund të dhjetorit familjet që harxhojnë më shumë se 800 kWh energji do ta paguajnë atë me 42 lekë/kwh.

Sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton se faturimi i energjisë do të nisë pas një jave. Ajo thotë se me situatën jo të mirë hidrike, rënien e Fierzës por me pritshmëri për në vazhdim nga ulja e konsumit, do analizohet çdo detaj para vendimit.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh”- shkruan Ministrja Balluku në Twitter.