Aktualitet Lajmet e fundit Sport

Skënderbeu dhe Kukësi ndahen në paqe/ Një pikë vlen pak për të dy ekipet

Ndeshja e fundit e javës 26 e Superligës e zhvilluar në Korçës mes Skënderbeut dhe Kukësit përfundoi një barazim 1-1. Skuadrat ndanë nga një pikë, që vlen pak, sidomos për vendasit që mbeten në fund të renditjes.

Sfida është vendosur nga dy penallti, nga një në secilën pjesë loje, ndërsa skuadrat kanë gabuar edhe raste të tjera të mira deri në sekondat e fundit, pa arritur të ndryshonin fatin e kësaj sfide.

Kështu, Kukësi mbetet në zonën e Europës dhe i afrohet me një pikë më shumë Laçit të vendit të dytë, ndërsa Skënderbeu vazhdon të jetë në fundin e tabelës duke përkeqësuar pozitat e veta.