Aktualitet

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin Tase!

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar në total 15 vite burg për ish-policin Arjan tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në gusht 2022. Ish polici Tase akuzohet nga Prokuroria për veprën penale ‘Vrasje me dashje’.

Organi i akuzës ka parashtruar të gjitha konkluzionet, ku thuhet se nga herimet është provuar se ditën e ngjarjes, 02.08.2022, Arjan Tase ka qenë duke drejtuar skafin dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, kur është nisur për të dalë nga ajo zonë (brenda kordonit të sigurisë), skafi me shumë shpejtësi është ka shkuar në drejtim të 7-vjeçares Jonada Avdia dhe babait të saj.

Në këtë moment, Tase ka marrë kthesë, por dy motorët e skafit kapën 7-vjeçaren duke i prerë të gjithë trupin. Jonada vdiq në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me të pandehurin Arjan Tase, nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte”, njofton Prokuroria e Vlorës.
Kujtojmë që më 1 dhjetor, Gjykata e Vlorës ndau dosjen e ngjarjes së gushtit të vitit 2022 në Himarë. Ish-punonjës i policisë, do të gjykohet më vete, pa 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës, nën akuzë për shpërdorim detyre.

7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën në gusht të 2022, tragjikisht në plazhin Potam të Himarës teksa po lahej në det, pasi u godit nga me skaf nga Arjan Tase, i cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë me shpejtësi.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Vlorës

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin Arjan Tase i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Tase dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri Arjan Tase, ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij Jonada Avdia, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura Jonada Avdia ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin Arjan Tase, nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte.

Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri Arjan Tase, ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.