Showbiz

“Soldi” e Mahmood, kënga më e dëgjuar italiane në historinë e “Spotify”

Krahas faktit që ka mbi 100 milionë shikime në kanalin e YouTube pak kohë pasi fitoi festivalin e “Sanremos”, projekti muzikor “Soldi” i milanezit Mahmood rrëmbeu zemrat e publikut duke u zënë vendin e dytë në Eurovizion.

Tashmë kjo këngë ka thyer një tjetër rekord, këtë herë në platformën e muzikës “Spotify” ku ka grumbulluar mbi 81 milionë dëgjime. “Soldi” është kthyer në këngën italiane më të dëgjuar në këtë platformë duke frymëzuar Mahmood për të sjellë projekte të reja po kaq të bukura.