Celebrities Live From Tirana Showbiz

Zbuloni kush e kryeson “Social Top 5” këtë javë…

Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5. Në vend të pestë për këtë javë kemi Robert Berishën me 2 mijë ndjekës më shumë. I ftuar së fundmi në “Pardon My French”, Roberti na ka zbuluar shumë të pathëna, që nga jeta e tij personale e deri tek ajo profesionale.

4. Në vend të katërt renditet Fifi me 2 mijë ndjekës më shumë në Instagram. Mesa duket puna për projektet e reja i ka gëzuar pafund fansat e saj.

3. Flori Mumajesi renditet me 3 mijë ndjekës më shumë në llogarinë e tij në Instagram.

2. Ronela Hajati ka shtuar plot 18 mijë ndjekës. Këngëtarja na përfaqësoi në Eurovizion me “Sekret”, por që fatkeqësisht nuk ia doli dot për në finale. Të shtunën ajo do të jetë në “A Live Night” ku pritet të japë një intervistë shumë personale dhe performanca të zjarrta.

1. Në vend të parë kryeson Luana Vjollca me plot 200 mijë fansa të shtuar.

Personazhet e huaj:

5. Kalush, solisti i grupit Kalush Orchestra që po përfaqëson Ukrainën në Eurovizion me këngën “Stefania” është rritur me 24 mijë ndjekës. “Stefania” është një mishërim për nënën. U bë si një himn për të gjithë nënat ukrainase, të cilat duhet të siguronin një vend të sigurtë për fëmijët e tyre.

4. Laura Pausini, këngëtarja e njohur e cila është dhe një nga moderatoret e Eurovizion 2022, ka shtuar 200 mijë ndjekës në Instagram.

3. Artisti Mahmood që përfaqëson Italinë së bashku me Blanco në këtë spektakël është rritur me po 200 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

2. Në vend të dytë renditet Dua Lipa me 1 milion ndjekës më shumë.

1. Madonna është artistja e cila kryeson këtë javë me plot 1.8 milion ndjekës të shtuar në Instagram.