Lifestyle

Sondazh/Mendoni se gënjeshtra ndikon pozitivisht në marrëdhënien tuaj?

Kur jemi të vegjël, prindërit na mësojnë se nuk duhet të gënjejmë në asnjë lloj rrethane. Mirëpo, kur rritemi kuptojmë se për përmirësimin e një marrëdhënieje në çift, na duhet të gënjejmë. Mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por po është e vërtetë. Nuk e kemi fjalën për gënjeshtra të tipit, të jeni të pabesë, të mos tregoni se ku jeni, apo se çfarë po bëni, pra që mund të kenë pasoja të mëdha.

E kemi fjalën për gënjeshtra që do ju ndihmojnë të mos lëndoni qëllimisht partnerin, p.sh. kur gjella nuk është gatuar në mënyrë perfekte, por ju vazhdoni të hani, apo nëse jeni lodhur dhe shikoni që ai do të flasë për një problem, ju e dëgjoni përtej ditës së mirë që nuk keni kaluar. Këto janë gjeste që tregojnë dhembshuri dhe mirëkuptim.

Ju thjesht bëni lëshime të vogla sepse e doni partnerin tuaj. Para pak ditësh ne ngritëm një sondazh në faqen tonë web-it, ku shtruam pyetjen: “Mendoni se gënjeshtra ndikon pozitivisht në marrëdhënien tuaj?!” Përgjigjet ishin këto… 61% janë përgjigjur se nuk ndikon pozitivisht, 26% janë shprehur se ndikon për mirë, ndërsa vetëm 13% janë shprehur se kanë dyshime.