Celebrities Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Nga prime i fundit, në nominim kaluan të gjithë përveç atyre që morën më shumë nga vetë banorët. Në lidhje me këtë televotim në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Bledi (46%), Keisi (25%), Nita (20%), Luiz (5%), Jori (4%), Qetësori (1%) dhe Elvis (0%).