Celebrities Gossip Showbiz

“Sot do bëheshe 27 vjeç…” Barbana Dini na përlot me dedikim për vëllain e saj, Ergin!

Nëntorin e vitit 2016, këngëtari Ergi Dini ndërroi jetë në një aksident fatkeq me motor me mikun e tij. Artisti i ndjerë ishte vetëm 22 vjeç kur pësoi aksidentin që i mori jetën. Si çdo vit nuk mund të mungojë dhe dedikimi i së motrës për ditëlindjen e tij, të cilën fatkeqësisht duhet ta kalojë pa të.

Pak më parë, këngëtarja Barbana Dini i dedikoi vëllait të saj disa fjalë të cilat me të vërtetë na përlotën.

Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje… koha kalon,malli shtohet e fjalët pakësohen sepse nuk kanë më vlerë…Festo me engjëjt,engjëlli im, dhimbja ime më e madhe…

Një humbje e rëndë ishte ndarja nga jeta e këngëtarit Ergi Dinit. Një humbje jo vetëm për familjarët dhe miqtë por edhe për artin shqiptar. Pak kohë pas ndarjes nga jeta të Ergit, e motra tregoi se e ‘gdhendi’ në trup fytyrën e tij. Këtë e bëri me dije me anë të një postimi në Facebook asokohe.

Për këtë kujtim shumë domethënës për mua, që me art e ngjalli, duke ma bërë pjesë të trupit, vëllain tim Ergin.

Ajo, gjithashtu risolli projektet muzikore të lëna përgjysmë nga i ndjeri.

E ndjej si detyrim moral t’ju njoftoj të gjithëve ju që keni pasur aq shumë dashuri për Ergin se teksti i këngës “Mama” është i fundit për nga periudha që u krijua (2 javë para) pasi ai krijonte vazhdimisht. Ai e bëri me shumë dashuri për mikun e tij Irkencin. Pasurinë e tij që la pas e kam unë dhe do të realizohen prej meje. Eshtë e kuptueshme që do duhet pak kohë për realizimin e tyre sepse ai donte perfeksionin dhe ashtu do jetë dhe realizimi i tyre…