Gossip Lifestyle

Sozia e Michael Jackson mohon se ka bërë operacione plastike për t’u dukur si mbreti i muzikës pop!

Një imitues i Michael Jackson-it po përballet me kritikët që e akuzuan atë se iu nënshtrua një operacioni plastik për t’u dukur si Mbreti i ndjerë i Pop-it, duke shpërndarë foto që dëshmojnë se ai ka qenë gjithmonë si Michael. Fabio Jackson tha për “New Dog Media” për ngjashmërinë e çuditshme se:

Njerëzit po shohin videot e mia në TikTok tani dhe po shohin se unë jam i vërtetë.

Fabio Jackson nga Britania e Madhe është bërë shumë i popullarizuar për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme me Michael Jackson. 28-vjeçari pohon se thuajse çdo ditë e ngatërrojnë me ikonën e muzikës pop. Megjithatë, ai përballet edhe me njerëz, të cilët e akuzojnë se ka krijuar ngjashmëri me këngëtarin e ndjerë përmes operacioneve plastike.

@theefabiojackson

The wind was a paid actor 😅

♬ rock with biggie – veggibeats

Për të reaguar ndaj akuzave të tillë, Fabio ka publikuar një video, përmes të cilës ka treguar fotografi nga fëmijëria për të dëshmuar se gjithmonë ka ngjarë me Michael. Për më shumë, ai ka thënë se pikërisht për shkak të kësaj ngjashmërie, shpesh e kanë keqtrajtuar gjatë viteve të shkollës. Ylli i mediave sociale Jackson thuhet se filloi të dukej si artisti kur ishte vetëm 11 vjeç, gjë që rezultoi në tallje gjatë shkollës së mesme dhe universitetit.

Unë u ngacmova në shkollë sepse dukesha shumë si Michael.

Ai shtoi se kritikët madje e kanë etiketuar atë si një “falsifikim” i cili përdori procedura kozmetike për t’i ngjarë ikonës. Duke i mohuar ndërhyrjet kirurgjike, Fabio ka pranuar se shfrytëzon ngjitës dhe teknika të makijazhit për të arritur ngjashmëri sa më të madhe me Mbretin e muzikës pop.