Showbiz

“Spice Girls” konfirmojnë projektet e reja muzikore

Një prej dilemave të javëve të fundit ka qenë edhe ribashkimi i grupit të famshëm të 5 vajzave “Spice Girls”.

Pas thashethemeve nëse do të ribashkohen apo jo, lindën të tjera pyetje…çfarë do të bëjnë pas ribashkimit?! Prej shumë javësh ato kanë mbajtur fansat e tyre nën tension për shkak se mohonin realizimin e projekteve të reja muzikore megjithatë, Mel B ka zbuluar të vërtetën.

Edhe pse “Spice Girls” momentalisht janë duke dubluar një film vizatimor për fëmijë me heroina, Mel B ka konfirmuar se gjithashtu janë duke punuar për prurje të reja.

Ajo ka zbuluar se grupi kanë nënshkruar një kontratë muzikore me menaxherin e tyre të hershëm Simon Fuller dhe se shumë shpejt do i zbulojnë surprizat publikut. Gjithashtu, vajzat priten të nisin edhe një turne muzikor në vende të ndryshme të botës.