Showbiz

“Spice Girls” pjesë e një filmi të animuar, grupit i bashkohet më në fund Victoria Beckham

Muaj më parë kur ende përflitej për një ribashkim mes tyre ajo çfarë gjithashtu u konfirmua ishte edhe fakti se “Spice Girls” do të dublonin një film të animuar që bën fjalë për karrierën e tyre.

Tashmë vajzat janë gati të nisin këtë projekt të ri megjithëse ende kanë shfaqjet e turneut të tyre muzikor në Britani.

Teksa po përgatiten për dublimin e këtij filmi konfirmohet se pjesë e tij do të jetë edhe Victoria Beckham e cila ka shkaktuar shumë pakënaqësi duke u shkëputur nga turneu dhe planet e tjera të “Spice Girls”.