Showbiz

“Spice Girls” tribut për mungesën e Victoria Beckham në turneun muzikor

Mesa duket pjesëtaret e grupit “Spice Girls” nuk e anashkalojnë dot faktin se Victoria Beckham nuk do të jetë më pjesë e tyre dhe nuk do të jetë e pranishme as në turneun muzikor.

Ky i fundit starton pikërisht ditën e sotme dhe vajzat kanë menduar të bëjnë një tribut për Beckham jo vetëm sepse u mungon por gjithashtu situata e tyre ka lënë shumë fansa të pakënaqur.

Kështu, në koncertet e tyre do të ketë disa këngë kushtuar Victorias si edhe një vend bosh në skenë që simbolizon mungesën e saj.