Bota Botë e Çuditshme

Spikerja e lajmeve në Tenesi merr propozimin romantik për martesë në transmetim direkt!

Një spikere amerikane e lajmeve mori një propozim martese nga i dashuri i saj që punon gjithashtu në të njëjtin televizion. Teksa ishte duke prezantuar, spikerja e lajmeve në ‘Local 3 News’ me bazë në Tenesi, Cornelia Nicholson u shtang kur pa të dashurin e saj Riley Nagal, i cili doli para saj me një buqetë me lule dhe me një unazë.

Kur Nicholson po lexonte nga teleprompteri, ajo nuk e dinte se historia që po prezantonte në lajme ishte në fakt historia për të dhe të dashurin e saj. Pasi e kuptoi se për çfarë bëhet fjalë, Nagel i afrohet dhe i propozoi asaj martesë.

Ai tha se mendoi se “do të ishte e përshtatshme t’i bënte këtë pyetje këtu pasi u takuan në lajme”, përpara se të ulej në gjunjë dhe të pyeste: “Cornelia Nicholson do të martohesh me mua?” Mes lotësh, Nicholson u përgjigj: “Do të qaj, po!” Siç shpjegon Riley, ata u njohën katër vjet më parë kur të dy ushtronin të njëjtin profesion.

Nicholson më vonë postoi në faqen e mediave sociale X, dikur Twitter, për të ndarë një video të propozimit të saj, duke thënë se ishte “dita më e përsosur”. Ajo shkroi:

Faleminderit të gjithë miqve/bashkëpunëtorëve të mi që ndihmuan për ta fshehur këtë nga unë dhe për ta realizuar atë!

E pyetur nga një përdorues i X se si producentët arritën ta mbanin propozimin një surprizë, Nicholson tha se skenari ishte fshehur në një përmbledhje të mëparshme dhe u ndërrua pak para se ajo të lexonte atë.