Celebrities Showbiz

Stephen Curry flet për martesën e tij 10-vjeçare me Ayesha Curry…

Basketbollisti i njohur me famë botërore, Stephen Curry, është kaq i dashuruar me gruan e tij, Ayesha. Stephen na tregon për martesën e tij 10-vjeçare me Ayesha Curry. Prezantuesja Kay Adams, e pyeti Curry-n nëse ai e shikon ndonjëherë Ayesha dhe pyet veten:”Si e kam marrë unë këtë?” Stefani u përgjigj se e mendon çdo ditë këtë gjë. Gjatë një interviste për “People”, ai i tha Kay-t se:

Ne sapo festuam 10 vjet martesë dhe unë ende e mendoj këtë. Jo vetëm bukuria e saj, por ka shumë gjëra të tjera që më tërheqin tek ajo dhe më kanë bërë të dashurohem marrëzisht me të. Zemra e saj është një arsye se pse ne jemi bashkë.

Stephen dhe Ayesha janë takuar që kur ishin fëmijë në Karolinën e Veriut. Në korrik  të vitit 2011, ata u martuan dhe më vonë mirëpritën në jetën e tyre tre fëmijët Canon, Riley dhe Ryan. Aktorja bukuroshe, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një set fotografish, duke uruar bashkëshortin e saj për 10-vjetorin e tyre të martesës. Ajo shkruan:

Dashuria ime! Partneri im aventurier! Miku im më i mirë! I besuari im! Zemra ime! Gjithçka e imja! 10 vjet të martuar, së bashku! Kjo kohë ka kaluar sa hap e mbyll sytë! Stephen Curry është deri tani, njeriu më i mrekullueshëm që unë njoh! Mezi pres të shoh se çfarë  kanë rezervuar vitet e ardhshme për ne.