Showbiz

Stine rikthehet me ish-bashkëshorten?!

Muaj më parë u fol kudo për ndarjen e papritur të Stines dhe bashkëshortes së tij Graciela më të cilën ka edhe një vajzë.

Këngëtari gjithashtu bëri një dedikim për ish-bashkëshorten duke i treguar publikut se ata nuk janë më bashkë por janë mirënjohës për vitet që kaluan pranë njëri-tjetrit.

Ditën e kaluar në prapaskenën e “Festivalit të Këngës”, Nesti u fotografua krah Gracielës, dhe kjo foto e publikuar fillimisht nga “Blitz.al”, po bën xhiron e rrjetit.

Sigurisht fansat dhe publiku i gjerë mendojnë se ata mund të jenë kthyer sërish bashkë por nuk përjashtohet fakti se ish-çifti thjesht mund të kenë mbetur miq të mirë kjo edhe për shkak se kanë një vajzë së bashku.

Ende nuk dihet nëse do të kemi një reagim nga Stine apo Graciela kundrejt këtyre aludimeve, megjithatë të gjithë janë të lumtur që ata i kanë ruajtur relatat mes tyre.