Celebrities Gossip Showbiz

Stresi shpërthen në ofendime dhe kërcënon…

Dihen prej kohësh tanimë problemet e Stresit me policinë. Pasi u shpall në kërkim për nxitjen e protestës për të ndjerin Klodian Rasha, reperi u arratis jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi ka zbuluar se do të kthehet.

Me anë të një Instastory Stresi ka treguar se 7 muaj kaluan shpejt dhe ka shpërthyer në ofendime ndaj atyre që sipas reperit kanë folur për të.

Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem. Shihemi këtë muaj, kurse ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***

Reperi nuk ka zbuluar se kujt i drejtohet ky kërcënim, megjithatë duket se gjërat nuk qenkan aspak të qeta…

Rikujtojmë se, ditën e djeshme reperi publikoi një video teksa shfaqej në spital duke bërë një kontroll të përgjithshëm dhe krahas kësaj bëri një thirrje për ndjekësit e tij kundër konsumit të alkoolit dhe drogërave.