Lifestyle

Studim, baballarët ndihen më të lumtur me fëmijët e tyre sesa nënat!

Sipas hulumtimeve, baballarët kanë një nivel më të lartë të kënaqësisë nga jeta dhe ndihen më të lidhur me fëmijët e tyre në raport me nënat. Baballarët janë më të lumtur kur kalojnë kohë dhe komunikojnë me fëmijët e tyre. Ata janë gjithashtu më pak të ekspozuar ndaj stresit kur bëhet fjalë për fëmijët. Këto janë përfundimet e hulumtimit të kryer nga një grup shkencëtarësh për të hetuar se si ndihen prindërit kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve.

Studimi tregoi se prindërimi është një përgjegjësi sfiduese dhe specifike për gjininë, me baballarët që përjetojnë më shumë shpërblime emocionale, si lumturi më të madhe, nivele më të ulëta stresi dhe më pak lodhje sesa nënat. Nga ana tjetër, simptomat e depresionit janë më të zakonshme tek gratë me fëmijë sesa tek ato pa fëmijë. Gjithashtu, fëmijët bëhen më inteligjentë kur kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre.

Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish britanikë nga tre universitete prestigjioze si Imperial College London, King’s College London dhe Oxford University. Ndërkaq, meshkujt duhet ta nisin krijimin e familjes para moshës 35-vjeç, në mënyrë që të shmangin rreziqet që mund të prekin fëmijën e tyre. Të dhënat vijnë nga një studim i ri, ku u vëzhguan 40 milionë bebe dhe nga ku rezultoi se rreziku që të kishin komplikacione në lindje shfaqej që kur baballarët e tyre ishin në të 30-at e tyre dhe që rritej në mënyrë të dukshme deri në moshën 45-vjeçare.