Bota

Stuhia Babette shkakton kaos në Britani, rrëzohet një avion në Yorkshire!

Mbretëria e Bashkuar është kthyer në një kaos nga stuhia Babette, e cila po godet vendin me shi të dendur, erëra të forta dhe përmbytje.

Dy persona kanë vdekur deri më tani sipas DailyMail pasi stuhia ka prekur Skocinë dhe pritet të godasë shumë zona në Anglinë veriore dhe qendrore, dhe Uellsin verior deri nesër në mëngjes.

Në Yorkshire, rrugët janë kthyer në lumenj ndërsa në aeroportin Leeds Bradford pati një tragjedi ajrore kur një Boeing 737 u ul në mënyrë jo normale.

Avioni Tui ishte nisur nga Korfuzi dhe po përpiqej të ulej në aeroport kur, për shkak të erërave të forta, doli nga pista dhe për pak u përplas.

Zyra Britanike e Metologjisë ka paralajmëruar se disa komunitete mund të ndërpriten për ditë të tëra për shkak të përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga stuhia Babette.

Gjatë ditës së sotme priten të fryjë erëra me shpejtësi afro 100 km/h me rrezik dallgëzimi shumë të lartë në zonat bregdetare.

Kaos edhe në Irlandë

Në Irlandë, qindra ndërtesa u përmbytën në Cork (në jug), ku zyrtarët e qytetit thanë se përmbytjet ishin të paprecedentë në të paktën 30 vjet. Ushtria u vendos për të evakuuar banorët dhe një spital në qytetin Middleton.