Showbiz

Sulmojnë online të bijën, Yolanda Hadid mbron Bella-n nga akuzat për ndërhyrje plastike

Ditë më parë një fanse ka akuzuar Bella Hadid për ndërhyrje plastike duke nxitur një debat mes ndjekësve të saj online.

Në foton e saj qindra komentues janë shprehur kundra faktit që Bella i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në hundë si edhe ka bërë botox apo fillers tek buzët e saj.

Pas këtyre komenteve të shumta akuzuese, negative dhe ofenduese është dashur ndërhyrja e mamasë së saj që situata të qetësohej. Edhe pse ka pa fund fakte që vërtetojnë se Bella ka bërë disa ndëryrje plastike, Yolanda ka mohuar gjithçka.

“Asnjë nga fëmijët e mi nuk ka bërë botox apo të injektojnë gjëra të këtij lloji në trupat e tyre. Ata dinë të bëjnë më mirë pasi kanë parë se çfarë kam hequr unë nga këto gjëra” ,-u shpreh ajo duke i’u kundërpërgjigjur një komentueseje.