Showbiz

Surprizon Renis Gjoka, këngëtari bëhet baba për herë të parë

Gati 2 ditë më parë, këngëtari shumë i dashur i muzikës, Renis Gjoka na ka surprizuar të gjithëve.

Ai është bërë baba për herë të parë dhe për këtë fakt askush nuk ishte në dijeni. Renisi dhe partnerja e tij Jona janë bërë prindër për herë të parë dhe vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin Aura.

Këngëtari i muzikës rrok i cili vetëm para pak javësh triumfoi si skuadra fituese së bashku me xhaxhain e tij Aleksandrin në “The Voice Kids”, shfaqi 2 foto të ëmbla me vajzën.

Fillimisht ai postoi një Story në Instagram ku e vogla qëndronte e shtrirë mbi të e më pas një foto ku Renisi shfaqej me Auran sigurisht duke i mbuluar fytyrën. Renisi gjithmonë ka ditur të ruajë me fanatizëm jetën e tij private por ky lajm ka ardhur vërtetë si surprizë për publikun.