Celebrities Gossip Showbiz

“Ta kam kapur mirë lojën”, ‘kriset’ shoqëria mes Françeskës dhe Gracianos?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Shumë debate kanë ndodhur në shtëpi ditën e sotme mes banorëve. Ndër ta kanë qenë edhe Françeska me Gracianon, të cilët edhe pse deri më tani kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin duket se po kthehen në kundërshtarë. Kjo për shkak se Françeska mendon se Graciano po përdor shoqërinë e tyre në lojë, gjë e cila është mohuar nga banori.

Françeska: Ti më përdor

Graciano: Të përdor ty? A je në terezi?

Françeska: Është qesharake

Graciano: Ti e di që se bëj

Françeska: Ta kam kapur lojën

Ish-banorja e “BBV1” Paloma ka qenë e ftuar në “Breaking” në Top News ku ka komentuar ngjarjet dhe personazhet e BBV3. Sipas Palomës Egla ka qenë e martuar me një italian dhe kanë një biznes së bashku. Gjithashtu ajo shtron se pas shumë vitesh bashkëjetese, Egla është ndarë me Italianin, por sipas saj, aktorja figuron e martuar me dikë tjetër në Shqipëri.