Celebrities Showbiz

Tashmë jo vetëm moderator, shef kuzhine por edhe muzikant! Jimmy Kimmel i bën të gjitha!

Jo vetëm moderator, tani Jimmy Kimmel edhe muzikant. Ai ishte i pranishëm në ndeshjen e futbollit të kolegjit këtë fundjavë me inaugurimin e “Jimmy Kimmel L.A. Bowl”.Fituesi i çmimit “Emmy”, doli në fushë me klarinetën e tij dhe grupin marshues të Universitetit Shtetëror të Oregonit në stadiumin SoFi në Los Anxhelos, duke iu bashkuar ansamblit për shfaqjen e madhe para lojës.

Kimmel u pozicionua në mes të formacionit ‘OSU’ dhe bëri çmos për të vazhduar me rutinën e grupit, duke nisur një ngjarje sportive që kishte shumë të qeshura. Ai sponsorizoi lojën e parë të këtij lloji të futbollit të kolegjit pas sezonit, në të cilën Utah State mbizotëroi ndaj OSU 24-13.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të ishim këtu, përballë një turme të madhe dhe kisha të drejtë.

Edhe pse Stadiumi SoFi mund të mbajë 75,000, numri i frekuentimit ishte 29,896, sipas The Los Angeles Times.

Rikujtojmë gjithashtu se Jimmy Kimmel është bërë edhe shefi më i ri i kuzhinës, i cili dogji vetullat dhe flokët e tij ndërkohë që po gatuante gjatë festës së Ditës së Falenderimeve. Mund të quhet edhe një lloj fatëkeqësie e vogël, por pavarësisht të gjithve ai arriti që gjatë drekës ta kishte gjelin e detit në tyrezë.

Vetë 54-vjeçari bëri shaka në rrjetin e tij social Instagram duke thënë se i dogji aksidentalisht flokët dhe vetullat e shkëputura gjatë kohës që po ndizte furrën për të përgatitur vaktin e festës. Duke dokumentuar pasojat Kimmel shkroi:

Gëzuar festën e Ditës së Falenderimeve të gjithëve. Përpiquni të mos digjni flokët dhe vetullat tuaja nga ndezja e furrës!