Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë e gjejmë veten te postimi më i fundit i Zaimina Vasjarit…

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

Tepër aktive në rrjete sociale me momente nga jeta e saj private dhe jo vetëm, pak më parë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një postim shumë ‘funny’ që duket se të gjithëve na përshtatet në disa momente të jetës tonë.

“I urrej dramat, dua një jetë të qetë.” Gjithashtu unë sapo ndodh një ngjarje dramatike: 

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.