Gossip Lifestyle

“Të lutem mos i trego askujt!”/Arsyeja pse nuk mund të mbani dot sekrete!

Thuhet se mënyra më e mirë për t’i bërë të ditur të gjithëve një nga sekretet tona është t’i themi personit që zgjedhim t’ia tregojmë: “Të lutem mos i trego askujt!” Të gjithëve i ndodh të marrin besime nga miqtë ose të afërmit dhe të gjithëve ose pothuajse të gjithëve, iu ndodhi që t’ua tregonin të tjerëve, megjithëse nuk duhej bërë.

Pra, pse i besojmë sekretin dikujt tjetër? Dhe në cilat raste ndodh? A ka njerëz më pak të besueshëm të cilëve mund t’u jepni informacione? Këto janë pyetjet që shtrojnë disa psikologë ekspertë në sjellje nga Universiteti i Arizonës në SHBA. Dhe përfundimi nuk ishte aspak një përfundim i paramenduar. Studiuesit ekzaminuan rezultatet e nëntë studimeve, në të cilat pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh kishin vendosur të zbulonin sekretin e dikujt dhe se cilat ishin arsyet pas këtyre vendimeve.

Duke marrë në konsideratë një shumëllojshmëri të gjerë sekretesh, nga të qenit të pakënaqur në punë deri te tradhtia seksuale, nga të qenit shtatzënë te dëshira për të bërë kërkesë për divorc, pjesëmarrësit pranuan se mesatarisht 30% e tyre i zbuluan faktet e të tjerëve. Dhe në rastin e besimeve të bëra drejtpërdrejt nga të afërmit ose miqtë e ngushtë, pak më pak; 26% e rasteve. Në praktikë, zbulohet kështu një në katër sekrete.

Sipas ekipit të studiuesve, motivimi do të varej nga integriteti i personit që zbulon sekretin që duhet mbajtur. Kjo do të thotë, nëse personi që ka diçka për të fshehur është një person egoist ose që nuk ndjek shumë parimet morale. Ne kemi shumë më shumë gjasa të zbulojmë sekretet e tij, sesa ajo që do të ndodhte me një person të këndshëm, bujar dhe besnik, të cilin ne e respektojmë dhe e vlerësojmë. Pra që një sekret të mbahet, varet mbi të gjitha nga kush na e thotë.