#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Dj Aldo: “Më vinte turp të shkoja të merrja rrogën”

Një ndër Dj më të hershëm të Top Albania Radios rikthehet edhe një herë në shtëpinë e tij të parë.

Bëhet fjalë për Dj Aldon i cili ishte sot në #thuajemepesi ku u kthye pas në kohë për të kujtuar vitet e tij të para në radio. Sot ai është një ndër Dj më të famshëm në Shqipëri i cili është shumë ‘old school’ sa i përket të të miksuarit dhe të të bërit muzikë.

Gjithçka nisi falë pasionit që në moshë të vogël dhe një pune intensive në studiot e radios duke miksuar këngë të ndryshme.

Ishte viti 1997 kur zyrat e Top Albanias ishin pranë 15 Katëshit dhe në transmetim ai miksonte live, pasi programe ende nuk kishte. Puna e tij ra në sy menjëherë dhe ai ishte momenti kur Aldo u bë Dj me një pagesë fikse por ditën qe merrej rroga ai largohej nga zyrat sepse kishte turp të paguhej.

“E njejta gjë ndodhte kur punoja edhe tek klubi ‘Marikaj’ në vitin 1998, ata më jepnin rrogën ndërsa unë thoja nuk e dua, nuk kam ardhur të punoj për lekë e gjitha ishte çështje pasioni plus që isha shumë i vogël” -u shpreh ai për #thuajemepepsi.