#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Arjon Muça zbulon dhuratën më të veçantë të Krishtlindjes dhe fitimet e Instagramit

Këtë mbrëmje Krishtlindjeje sollëm në #thuajemepepsi një ndër zërat më të ëmbël radiofonik, Arjon Muçën. Edhe pse ka vite që i mungon ekranit, ai është mjaft aktiv në radio dhe me linjën personale të veshjeve.

Për të gjithë dëgjuesit Arjoni ka folur për atmosferën e veçantë të festave edhe për një surprizë të papritur që i erdhi këtë Krishtlindje. E dashura e tij me të cilën ka vite që është në një lidhje e surprizoi me ardhjen e saj nga jashtë shtetit.

Me shumë humor ai ka treguar se krahas ardhjes së saj dhurata më e këndshme që mori ishin një palë kufje me ‘wifi’ që ajo ja solli. Gjithashtu ai ka folur për mënyrën sesi e menaxhon llogarinë e tij të Instagramit dhe fitimet që merr nga ky rrjet social.

Fillimisht, Arjon Muça tha se llogarinë e instagramit e përdor më së tepërmi për punë duke promovuar veshjet e tij por edhe ato të firmave me të cilat ndan një kontratë qoftë afatshkurtër apo afatgjatë. Kur bëhet fjalë për kontratat me kompanitë e jashtme, ai ka përfitime monetare. E kundërta ndodh me kompanitë apo firmat shqiptare.

Radiofolësi i famshëm u shpreh se firmat shqiptare me të cilat bashkëpunon në vend të parave punojnë me klering nga të cilat përfiton produkte të ndryshme. Ato ofrojnë veshje dhe aksesorë një pjesë të të cilave sigurisht që Arjoni ja dhuron të dashurës së tij.