#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Bledi Strakosha tregon eksperiencat e tij mbi bulizmin dhe depresionin

Bledi Strakosha u bë pjesë e #thuajemepepsi në episodin e 5-të tij ku përveçse na ka argëtuar me pjesmarrjen në lojën ditore, ka diskutuar edhe për dy fenomene shqetësuese si bulizmi edhe depresioni.

Fatkeqësisht këto fenomene po marrin përmasa shqetësuese edhe në Shqipëri ndërkohë që Bledi nuk ka ngurruar të ndajë me dëgjuesit eksperiencat personale të së shkuarës. Ai është shprehur se gjatë kohës së gjimnazit bulzmi nuk ka qenë ekstrem por ka ekzistuar gjithmonë në format e ngacmimit apo ofendimeve mes bashkëmoshatarëve. Sipas tij, këto kanë ndodhur për shkaqe xhelozie apo instiktet e moshës që jo gjithmonë janë të justifikueshme.

Strakosha është shprehur se asokohe e ka gjetur veten viktimë të bulizmit por edhe në rastin e kundërt si shkaktar i tij, ekseperienca të tilla duket se janë të pashmangshme. Teksa kthehej pas në kohë për të kujtuar periudhën e rinisë kur ka qenë në kulmin e karrierës, ai ka treguar se në moshën 25-vjeçare ka luftuar disi me depresionin.

“Kur je 25-vjeç përballesh me ndryshime në jetën dhe natyrën tënde personale. Ndryshon marrdhënia me njerëzit sepse të gjithë të shohin si më të rritur dhe rrjedhimisht ata pretendendojmë më shumë për ty, këto shkaqe më bënë më të prekshëm ndaj depresionit”-është shprehur Bledi duke theksuar se nëse do ta ndalonte jetën e tij në një moshë të caktuar përjetësisht, do të zgjidhte atë 24-vjeçare.