#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Bojken Lako feston 25 vjetorin e karrierës në një koncert recital

Rikthyem në ambjentet e Top Albania Radio-s, Bojken Lakon i cili ka qënë një ndër personazhet e parë që ka punuar në krijimin e një radioje kaq prestigjose.

I ftuar si bashkëprezantues në #thuajemepepsi, këngëtari i madh na ka kthyer pas në kohë për të kujtuar fillimet e tij në radio por edhe për projektet e para muzikore për të cilat kishim nostalgji.

Ekskluzivisht për programin tonë, ai ka treguar se të gjithë do të kemi mundësinë t’i ridëgjojmë këngët e tij më të famshme në një koncert recital i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Së shpejti Boku do të shënojë 25 vite karrierë dhe për ta festuar, ai do të krijojë diçka krejtësisht ndryshe. Një koncert recital ku projektet e tij më të famshme do vijnë në formë sinfonike.

Bashkëpunëtori i tij Alban Laro do të përzgjedhë këngët e tij për t’i riorkestruar. Këto hite do të kenë një koncept më bashkëkohor dhe këngëtari është shprehur shumë i emocionuar për këtë fakt. Koncerti do të mbahet në Tiranë në muajin mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu Bojkeni, do të lançojë edhe një këngë të re e stilit ‘dance’ që vjen në gjuhën angleze.