#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Dorina Mema: “Si të hani gjithçka dhe të jeni në formë për festa”

Për shkak se dhjetori është periudha e festave, krahas zbukurimeve dhe atmosferës ajo çfarë të gjithëve na pëlqen të bëjmë është të hamë shumë ushqim e ëmbëlsira.

Shpeshherë na pëlqen ta ekzagjërojmë me sasinë e ushqimit që konsumojmë dhe kur fillojmë të shtojmë në peshë menjëherë zgjohet ndjenja e pendesës dhe fajit. Nga ana tjetër ushqimet tona të preferuara janë aty dhe zor se mund t’i shamngemi tundimit.

Për këto arsye dhe shumë të tjera sollëm sot në studion e #thuajemepepsi, një ‘fitness woman’ si Dorina Mema e cila dha disa këshilla shumë të thjeshta dhe të vlefshme sesi të konsumoni ushqimet që doni e në të njejtën kohë të ruani linjat trupore.

Fillimisht ajo shpejgoi se ka disa faktorë që ndikojnë në shtimin apo humbjen në peshë. Të parat janë gjenetika dhe metabolizmi. Nëse jeni të dobët dhe e keni trashëguar këtë nga prindrit tuaj atëherë kjo tregon se keni një metabolizëm të shpejtë dhe sado ushqim që të konsumoni do të ruani peshën tuaj fillestare. E kundërta ndodh kur keni fizik më të mbushur.

Nëse i përkisni grupit të gjakut B atëherë bëni mirë mos të përdorni ushqime si; frutat e thata, kikirikët, farat e linit, susami dhe domatet.

Ata që i përkasin grupit A+ janë më fatlumët pasi ky grup ka një metabolizëm shumë të mirë pasi trupi i përthith të gjitha proteinat dhe ata që bëjnë palestër e kanë më të thjeshtë të ndërtojnë masë muskulare.

Krahas këtyre këshillave dhe informacioneve që Dorina Mema tha, ajo çfarë të gjithë duhet të vëmë vath në vesh është kujdesi me sasinë. Mund të konsumoni të gjitha ushqimet që ju pëlqeni aq shumë por në sasi të vogla dhe mos neglizhoni aktivitetin fizik sado i limituar që të jetë. Duhet të mbani një regjim të caktuar dhe ta ruani atë gjithmonë. Nëse i ndiqni këto këshilla do të jeni në formë të mirë për festa dhe jo vetëm.