#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Fjoralba Ponari: “Ky ka qenë i ftuari më i sikletshëm në Top Arena”

Fjoralba Ponari vjen për herë të parë në #thuajemepepsi për të na treguar e qetë eksperiencën e saj në “Top Arena”.

Moderatorja, të cilën shumë shpejt do ta shohim sërish në ekranin e Top Channel, tregoi për momentet më të bukura në emisionin e sportit, gafat që ka lënë javën e parë të transmetimit për shkak të emocioneve dhe ndërthurjen e moderimit me stomatologjinë.

Ajo ka rrëfyer se edhe pse sporti nuk është pika e saj e fortë nëse do t’i jepej mundësia do ta ribënte edhe një herë “Top Arena-n” sigurisht vetëm përkrah Edi Manushit.

Rubrika e saj e preferuar ose ajo që ndihej më e sigurt ishte ajo e showbiz-it, për të cilën shpeshherë i ‘ngacmonte’ të ftuarit gjatë programit. Edhe pse është ndjerë mirë në këtë pozicion, i ftuari i cili e ka vënë disi në siklet ishte aktori i famshëm Leart Vasili.

“Ishte java ime e parë dhe isha në siklet edhe për problematikat e mija. Ndërsa ai ishte i gatshëm për të folur dhe për të bërë lajm dhe kur i’a heq fjalën 1 herë, 2 herë, 3 herë duhet të kesh një farë elegance për të ndaluar” ,-tregoi ajo me humor.