#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Florian Agalliu, kur shefja është gruaja jote…

I ftuar këtë të mërkurë në episodin e 11-ë të #thuajemepepsi ishte aktori i famshëm Florian Agalliu i cili ju bashkua Dojna Memës si bashkëprezanties për këtë episod.

Floriani ka folur mbi angazhimet e tij si aktor në teatër, por edhe për projektet e reja profesionale ku ndër të tjera u përfshi edhe në diskutimin e temës së ditës e cila duhet theksuar se ju përshtat më së miri.

I pyetur sesi është të punosh me bashkëshorten, aktori ka treguar se vite më parë ka punuar me gruan e tij Renisën në programin “E Diell” në Top Channel, kohë kur lidhja e tyre u konsilidua. Ai ka shtuar se së shpejti do të përfshihet në një tjetër projekt ku këtë herë, Renisa si autore programi nuk do të jetë vetëm gruaja por edhe shefja e tij.

Floriani është shprehur se ky rol i dyfishtë i Renisës nuk e shqetëson aspak, e nëse lidhja e tyre konsumohet gjatë orareve të punës, atëherë ata do ta rigjejnë zjarrin e dashurisë.

Gjithashtu aii ka folur edhe për vogëlushen e tij Mia, të cilën ka shumë dëshirë ta përfshijë në botën e televizionit apo teatrit për këtë arsye fotot e saj në Instagramin e Florit zënë një hapsirë të madhe. Mia është shumë e apasionuar pas fotove por edhe shumë e talentuar në kërcim.