#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Isli Islami: “Pse nuk dua të martohem me shqiptare”

Ishte një e martë energjike dhe plot me të qeshura në Top Albania Radio pasi të ftuarin e radhës e zhvendosëm nga “Wake Up-”  dhe e sollëm në #thuajemepepsi.

Moderatori çapkën, Isli Islami bashkëprezantoi përreth një orë krah Dojna Memës dhe nuk ka lënë gjë pa thënë. Në episodin e sotëm u zbulua se Isli, ndonëse një djalë i shkathët, në marrdhënie me vajzat është shumë i turpshëm ndoshta për këtë arsye ende nuk ka krijuar një lidhje dashurie.

Por nuk është kjo arsyeja e vetme pse ai është single. Moderatori na ka treguar se partnerja e tij e ardhshme duhet të ketë dy kritere shumë të rëndësishme. E para të jetë bjonde dhe arsyeja e dytë që me siguri ka zhgënjyer shumë vajza që janë fanse të tij, nuk duhet të jetë shqiptare.

Ai ka shpjeguar se e gjithë familja e tij jeton jashtë kufinjëve shqiptarë dhe dukeqënëse fizikisht ndodhet larg tyre, shpirtërisht është gjithmonë me ta. Mesa duket Isli nuk e sheh të ardhmen në Shqipëri por jashtë shtetit pranë familjes së tij dhe për këtë arsye nuk dëshiron të krijojë lidhje serioze me një shqiptare.