#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, ja çfarë duhet të dini para se të bëni një tattoo…

Episodi i 12-ë i #thuajemepepsi ju kushtua tatuazheve dhe i ftuar për këtë temë, artisi Elton Murati informoi dëgjuesit se çfarë duhet të dinë para se të bëjnë një tatuazh.

Edhe pse njerëzit realizojnë tattoo në çdo periudhë të vitit e këshillueshme është që të shamnget stina e nxehtë e verës sidomos ekspozimi në diell apo vajtjet në plazh.

Lëkura kërkon rreth 21 ditë për tu rigjeneruar që nga momenti që kryeni një tattoo, e gjatë kësaj kohe duhet të kujdeseni për të duke vendosur krem me faktor mbrojtës mbi 50 madje edhe 100.

Periudha perfekte për të bërë një tatuazh nis nga tetori deri në muajin mars. Sipas Eltonit, kjo është periudha kur lëkura rigjenerohet më shpejt pasi temperaturat janë më të ulta dhe ekspozimi në diell është minimal.