#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, ja propozimi i ‘çmendur’ që i bën fansi Renis Gjokës!

Plot energji dhe humor erdhi sot në #thuajemepepsi këngëtari Renis Gjoka i cili momentalisht është i angazhuar në jurinë e “The Voice Kids”.

Si në çdo episod tjetër të këtij programi nuk kanë munguar lojrat dhe të qeshurat në të cilat bashkohen edhe dëgjuesit apo fansat e të ftuarëve. Një telefonatë që nisi si pjesë e lojës mori formën e një premtimi për Renis Gjokën nga një fans i zjarrtë i tij i cili gjithashtu quhej Renis.

Fansi fillimisht i ka kujtuar këngëtarit të gjitha herët kur janë takuar madje edhe përshëndetjet për ditëlindje ‘nga Renisi për Renisin’ që datojnë që nga viti 2015. Duke marrë pjesë edhe në temën e ditës, fansi ka treguar me humor se nëse do t’i jepej mundësia të jetonte një ditë jetën e një personazhi të famshëm ai do të ishte Dan Bilzerian, për të harxhuar të gjitha paratë që ky i fundit ka fituar në Poker.

Ai gjithashtu i premtoi Renis Gjokës se kur t’i realizojë ëndrrat e tij për tu bërë i pasur do ta ftojë këngëtarin në çdo ditëlindje dhe festa të ndryshme për të kënduar madje edhe për të shëtitur me makinat e tij të shtrenjta.

“Do të të vij në shtëpi dhe do të këndoj në ankes vetëm për ty”– i është përgjigjur me shumë humor Renisi fansit duke i kërkuar që të mos i harrojë këto premtime pasi në fund të fundit ato janë dokumentuar në #thuajemepepsi.