#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kamela Islamaj: “Kur isha 15-vjeçe këndoja në Korçë tek Endri dhe Stefi”

Kamela Islamaj e cila është një ndër zëvendës trajneret e “The Voice Kids” dhe një ndër personazhet më të dashur në Top Channel, u bë sot pjesë e #thuajemepepsi. Këngëtarja e talentuar ka treguar se momentalisht krahas “The Voice Kids” është duke punuar për një projekt muzikor që pritet të lançohet së shpejti.

Duke treguar për eksperiencën e saj me fëmijët e “The Voice”, Kamela është kthyer pas në kohë për të kujtuar momentin kur u bë pjesë e “Ethet e së Premtes”. Ajo është shprehur se fillimisht nuk ka dashur të marrë pjesë në këtë konkurs. E shtyrë nga babai i saj për të provuar veten më vonë kuptoi se kjo ishte një eksperiencë shumë e vlefshme dhe hapi i parë drejt një karriere të suksesshme.

Konkursi i parë në të cilin ajo ka marrë pjesë mbahej në shkollën e saj në Korçë kur ishte vetëm 15-vjeçe. Pas fitimit të këtij kompeticioni Kamela nisi të këndojë në lokalin e Endrit dhe Stefit ku performonte ‘live’  3 apo 4 këngë së bashku me dy djemtë. Pra mund të themi se talenti i saj fillimisht është zbuluar nga dy këngëtarët korçarë dhe ajo është shumë krenare për këtë fakt.