#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kastro Zizo e thotë troç, jam pro operacioneve plastike!

Dikur pjesë e stafit e stafit të Top Albania Radios ndërsa sot erdhi si i ftuar në #thuajemepepsi ku i dha shpirt dhe shumë humor episodit të 4 shtatorit.

Kastro Zizo na shoqëroi përreth një ore këtë të hënë ku ka diskutuar dhe ka dhënë opinionet e tij të pafiltruara mbi temën e ditës sesi një mashkull e shprehte dashurinë në moshën e adoleshencës, por jo vetëm kaq!

Këngëtari i mirënjohur ka shprehur mendimin e tij mbi operacionet plastike duke thënë se është krejtësisht pro. Një femër mund të modifikojë çdo pjesë të trupit që ajo dëshiron përsa kohë ky vendim e bën atë të lumtur.

Ai është pro buzëve të fryra dhe të pasmeve si Kim Kardashian. E vetmja gjë që ai këshillon tek vajzat që bëjnë ndërhyrje plastike është të tregojnë kujdes në sasinë që injektojnë në mënyrë që të mos duken të gjitha njësoj sikur kanë dalë nga e njëjta klinikë.