#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kozeta Kurti tregon si vitet ’90 ishin të arta për të flirtuar

Kozeta Kurti rikthehet në Top Albania Radio me shumë energji pozitive por edhe shumë melankoli.

Ajo është kthyer pas në kohë për të kujtuar vitet ’90 që ajo i quan vite magjike dhe të papërsëritshme. Gjithçka në atë kohë ishte më e thjeshtë në jetën sociale e kolektive.

Flirtimi është një ndër ato gjëra që sipas Kozetës ka ndryshuar shumë por fatkeqësisht jo për mirë. Asokohe kur i afroheshe një femre për të cilën kishe simpati duhet të zgjidhje një mënyrë sa më romantike duke i kënduar një këngë apo ta ftoje për të pirë një gotë duke i recituar vargje të Remarkut.  Ndërsa sot gjithçka vërtitet rreth materializmit.

Kozeta shtoi se nëse disa nga këto mënyra delikate dhe të sjellshme do të kishin mbijetuar edhe në ditët e sotme, lidhjet dhe flirtimet do të ishin më afatgjata dhe çiftet do të ishin më të lumtur.