#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, kur tradhëtojnë shqiptarët…

Në këtë episod të 7-ë të #thuajemepepsi tema e cila u diskutua lidhej me tradhëtinë; pse të rinjtë shqiptarë tradhëtojnë, kush tradhëton më
shumë femrat apo meshkujt dhe sa nga ata do ta falnin këtë akt.

Të pyetur ‘live’ por edhe në intervista të rinjë të moshave të ndryshme kanë treguar se disa nga arsyet se përse njerëzit tradhëtojnë është papjekuria dhe fakti se ata nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Një arsye tjetër u tha se ishte edhe fakti që djemtë dhe vajzat
ndihen të paplotësuar me partnerin e tyre dhe kjo i shtyn ata deri në tradhëti.

Rrjetet sociale gjithashtu ndikojnë negativisht në marrdhëniet në çift sepse njerëzit tundohen nga lirshëmria për të folur më këdo në çdo
moment, fshehurazi partnerit të tyre. Ata që mendojnë se mund t’i kenë të gjitha në jetë mendojnë se kanë të drejtën të kenë më shumë se një
partner në jetën e tyre, është shprehur një tjetër intervistues.

Shumica e tyre i janë përgjigjur me ‘jo’ pyetjes nëse kanë tradhëtuar dhe a do ta falnin tradhëtinë për hir të dashurisë që ndjejnë për njeriun e zemrës. Minoranca është shprehur se mendërisht kanë tradhëtuar e flirtuar më dikë por fizikisht nuk do ta bënin kurrë një veprim të tillë pasi është mungesë rrespekti për personin që kanë në krah dhe nuk do të donin ta lëndonin kurrë dikë kaq shumë.

Sa i përket faktit se kush tradhëton më shumë, përgjigja është e thjeshtë; vajzat kanë treguar se meshkujt janë tradhëtarët e vërtetë ndërsa djemtë duke mos dashur të tregohen të ashpër janë shprehur se tradhëton ai/ajo që vërtetë e ndjen.