#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Lorenc Hasrama: “Kam patur një marrëdhënie me një mami”

Në episodin e 20-të të #thuajemepepsi sollëm në studio ish finalistin e “The Voice of Albania 5”, Lorenc Hasrama.

Megjithëse një djalë plot energji dhe shkathtësi Lorenci u shfaq disi i ndrojtur në radio kjo edhe për shkak të pyetjeve ngacmuese që erdhën nga folësja e emisionit por edhe nga fansat e tij që na ndoqën ‘live’ në Instagram.

Duke ju përgjigjur pyetjes që të gjithë duan të dinë nëse është apo jo në një lidhje, këngëtari është shprehur se ka pak kohë që është ‘single’. Megjithatë, aventurat nuk i kanë munguar bukuroshit 20-vjeçar.

Ai ka pohuar me gjysmë zëri se më parë ka patur një marrëdhënie me një mami, pra me një femër më të madhe në moshë që ka fëmijë. Lori, siç e thërrasin miqtë e tij, ka treguar me shumë humor se kjo aventurë ka ndodhur kur ai ishte i pirë, pas një feste tek një klub nate.

Sa i përket projekteve muzikore këngëtari tha se është duke punuar për një prurje të re që pritet të jetë një nga më të mirat që ai ka krijuar. Megjithëse rryma që e përkufizon më së miri karakterin e tij të të kënduarit është ajo ‘rock’, këtë herë Lorenc Hasrama do të vijë me një baladë.